28 vjeçari dyshohet se vrau veten në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

28 vjeçari dyshohet se vrau veten në Fushë Kosovë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 09:05
Policia

Një person me inicialet A.T 28 vjeçar dyshohet se mbrëmë ka kryer vetëvrasje në parking të Stacionit e Trenit në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Trupi i pajetë i viktimës A.T (mashkull) 28 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot rreth orës 01:00, në stacionin policor të Fushë Kosovës është hap një rast vdekje e dyshimtë.

Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”,tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat