Konfirmohet se 28-vjeçari në Fushë-Kosovë e ka vrarë veten

Kronikë e zezë

Konfirmohet se 28-vjeçari në Fushë-Kosovë e ka vrarë veten

Më: 17 prill 2021 Në ora: 08:29
Foto ilustruese

Mesnatën e së premtes media ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë. Më vonë gjatë ditës, Policia tha se ka dyshime se mund të jetë vetëvrasje.

Media sot nga burimet në Polici ka konfirmuar se ka qenë vetëvrasje.

Media ka mësuar se rrethanat që çuan drejt vetëvrasjes 28-vjeçarin janë ende të paqarta. Ai e vrau veten me një armë zjarri.

Mësohet po ashtu se ai është dërguar atë natë në QKUK nga familjarët, derisa vdekjen e konstatoi mjeku.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur një pistoletë dhe një telefon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat