Sulmoi me thikë dy persona, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Kronikë e zezë

Sulmoi me thikë dy persona, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 10:01
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti kishte sulmuar dy viktimat meshkuj duke tentuar që të i godas me thikë.

Njëri nga viktimat kishte arritur që ta ndalojë te dyshuarin duke e kapur për dore .

Rasti kishte ndodhur pasi që ndërmjet tyre kishte një mosmarrëveshje të mëhershme.

“Në këtë rast nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet se ishte e te dyshuarit. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat