Arrestohen tre persona për tentim vjedhje në objektin e KEDS-it në Kamenicë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona për tentim vjedhje në objektin e KEDS-it në Kamenicë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Njësiti hetuesisë kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona nën dyshimin e bazuar se të njëjtit në objektin e KEDS-it, kanë hyrë me forcë duke thyer derën e hyrjes dhe kasafortën me qëllim që të vjedhi para.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 27 mars rreth orës 02:30 në fshatin Rogoqicë, në Kamenicë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

“Njësiti i hetuesisë, më 19.04.2021, kanë identifikua dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar se të njëjtit në objektin e KEDS-it, kanë hy me forcë duke thyer derën e hyrjes dhe kasafortën me qëllim që të vjedhin para. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat