Aksident i rëndë/ Këmbësori përplaset për vdekje nga makina e policisë, dyshohet se...

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë/ Këmbësori përplaset për vdekje nga makina e policisë, dyshohet se...

Më: 23 prill 2021 Në ora: 07:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Ciflig.

Bëhet e ditur se ka një automjet policie që ka përplasur këmbësorin, në momentin që ku u fundit ishte duke kaluar rrugën.

Policia ka njoftuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Çiflig dhe qytetari i goditur ka ndërruar jetë në vendngjarje. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka qenë i dehur duke ecur në rrugë. Furgoni i Policisë vinte nga Pogradeci në drejtim të Korçës.

"Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip "Ford", ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat