I dehur në timon, përplas 4 automjete në aksin Durrës-Tiranë! Arrestohet 45-vjeçari!

Kronikë e zezë

I dehur në timon, përplas 4 automjete në aksin Durrës-Tiranë! Arrestohet 45-vjeçari!

Më: 30 prill 2021 Në ora: 09:24
Ilustrim

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë sot në Durrës, pasi shkaktoi dje një aksident masiv dje, duke përplasur katër automjete.

Policia bën me dije se 45-vjeçari me inicialet A.M.,  në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Ford", në gjendje të dehur, përplasi katër automjete të tjera.

Fatmirësisht nga aksidenti u regjistruan vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat