Gjakovë: I ndjek me veturë dhe i grushton pasi ia goditën qenin, të dyshuarit e therin në kokë

Kronikë e zezë

Gjakovë: I ndjek me veturë dhe i grushton pasi ia goditën qenin, të dyshuarit e therin në kokë

Më: 4 maj 2021 Në ora: 23:30
Foto ilustruese

Një përleshje ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në Gjakovë mes tre personave.

E gjithë ngjarja filloi kur dy persona të dyshuar po lëviznin me veturën e tyre para shtëpisë së një personi, ia goditën qenin në rrugën “Muharrem Domi”.

Në ato momente pronari i qenit fillon t’i ndjekë me veturën e tij të dyshuarit, të cilët posa i ndalë i sulmon fizikisht me grushte.

Por nuk mbaroi aty, dy personat e dyshuar, iu kundërpërgjigjen atij duke e sulmuar në kokë me një mjet të mprehtë, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime.

Derisa të njëjtit ishin duke u përleshur, një patrullë e Policisë arrin t’i ndalojë tre të dyshuarit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Dy  personave i  është ofruar tretman mjekësor, ku i njëri hospitalizohet me lëndime të lehta, ndërsa personi tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar. Në vendngjarje është konfiskuar një mjet i mprehtë (limë) qe dyshohet se është përdorur ne rast, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar ndalimin e dy të dyshuarve”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat