Mitrovicë: Sulmohet me sëpatë një person, ky gjuan me armë

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Sulmohet me sëpatë një person, ky gjuan me armë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Një sulm mes disa personave ka ndodhur dje në Mitrovicë, në rrugën “Sylejman Vuqiterna”, derisa aty s’lanë pa u përdorur edhe arma e sëpata.

Media ka siguruar informacione nga burimet në Polici rreth këtij incidenti. Burimet kanë treguar se gjithçka nisi kur një i dyshuar tentoi ta sulmojë me revole një person, i cili në atë moment kishte qenë edhe me dy djem tjerë.

Gjatë përleshjes, viktimat kanë sulmuar të dyshuarin me sëpatë duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari, siç ka mësuar media, nisi të largohej nga vendi i ngjarjes me ç’rast edhe ka shtënë me armë zjarri rrugës.

Aktualisht i dyshuari gjendet në QKUK për tretman mjekësor ndërsa arma me të cilën ka shtënë nuk është gjetur.

Media mëson se policia ka gjetur vetëm dy gëzhoja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat