Punëtori bie në kontakt me rrymën gjatë punës, arrestohet pronari i një firme në Gjakovë

Kronikë e zezë

Punëtori bie në kontakt me rrymën gjatë punës, arrestohet pronari i një firme në Gjakovë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një person pronar i një firme është arrestuar në Gjakovë, pasi që një punëtor ka pësuar lëndime derisa ishte duke kryer punime në një shtëpi private.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Molliq të Gjakovës, ku viktima kishe pasur kontakt me telin e rrymës dhe ka pësuar lëndime.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pronar i një firme i cili së bashku me viktimën mashkull kosovar kishin qenë duke kryer disa punime në një shtëpi private, viktima kishte pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës. Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat