Arrestohen tri gra në Drenas, kërkuan nga një burrë ta tërhiqte një deklaratë

Kronikë e zezë

Arrestohen tri gra në Drenas, kërkuan nga një burrë ta tërhiqte një deklaratë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 10:21
Ilustrim

Tri gra janë arrestar të enjten rreth orës 19:30 në Drenas, pasi që kishin kërkuar nga një burrë që ta tërhiqte një deklaratë të cilën ai e kishte dhënë për një rast të më hershëm.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Janë arrestuar tri ( 3) të dyshuarat femra kosovare pasi të njëjtat kishin kërkuar nga viktima mashkull kosovar që ta tërhiqte një deklaratë të cilën ai e kishte dhënë për një rast të më hershëm.”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarat dërgohen në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat