Hajnat futen në një shtëpi në Lipjan, vjedhin rreth 5 mijë euro stoli ari

Kronikë e zezë

Hajnat futen në një shtëpi në Lipjan, vjedhin rreth 5 mijë euro stoli ari

Më: 23 maj 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Një shtëpi në fshatin Vrellë të Lipjanit ka qenë cak i hajnave paraditen e së shtunës.

Hajnat kanë arritur që të depërtojnë me forcë brenda shtëpisë rreth orës 10:00, ku kanë vjedhur stoli ari.

Mësohet se vlera e stolive të vjedhura është rreth 4 mijë e 900 euro.

Ndërkaq, policia njofton se rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat