Ndalohet personi i cili i shkaktoi lëndime trupore qytetarit në një qendër tregtare

Kronikë e zezë

Ndalohet personi i cili i shkaktoi lëndime trupore qytetarit në një qendër tregtare

Më: 24 maj 2021 Në ora: 16:52
Foto

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar personin me inicialet E.N., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se pasi kishte pranuar informacionin për një incident i cili kishte ndodhur në qendrën tregtare “Albi Mall”, prokurori kujdestar nga ky departament ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, në mënyrë që të sqarohet ky rast në plotëni.

Pas sigurimit të video-incizimit, si dhe pranimit të raportit mjekësor të personit me inicialet A.M., Prokurori i Shtetit, ka autorizuar policinë për ndalimin e të dyshuarit E.N., lidhur me veprën penale të lartcekur.

I dyshuari, me aktvendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat