Dyshohet se keqtrajtoi fizikisht një nxënës.
Një nxënës i një shkolle fillore në Suharekë ka raportuar dje në Polici së është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se i mituri ka deklaruar në Polici se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në oborrin e shkollës “Shkëndija”.
Sipas këtyre burimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është hapur si “keqtrajtim gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës zyrtare”.