Në hambarin e shtëpisë i gjetën armë pa leje, arrestohet gjilanasi

Kronikë e zezë

Në hambarin e shtëpisë i gjetën armë pa leje, arrestohet gjilanasi

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Arrestohet një person në rajonin e Gjilanit për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës nga operacionit të bastisjes në fshatin Kufc të epërm (Novobërdë) në shtëpin e të dyshuarit është gjetur municion pa leje.

‘’Me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e stacionit policor në Gjilan (NJHK) në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr një operacion bastisje-kontrolli në fshatin Kufc i epërm ( K.K. Novobërdë), lidhur me një rast të mëhershëm (në kërkim të disa dëshmive) dhe gjatë bastisjes në shtëpinë dhe në objektet ndihmëse (hambarë) të personit të dyshuar mashkull kosovar (viti i lindjes 1967) janë gjet dhe konfiskuar si dëshmi materiale: një pushkë automatike me pesë (5) karikatorë, njëqind e tetëdhjetë e katër (184) fishekë të kalibrit 7.62 mm, dhe një pistoletë TT, me dhjetë (10) fishekë dhe dy karikatorë (cal. 7.62)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Dhe me urdhër të Prokurorisë kompetente i dyshuari  dërgohet  për 48 orë në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat