Aksidenti në Lipjan ku dyshohet se vdiq një fëmijë, dëshmitari: Ambulanca u vonua mbi dy orë!

Kronikë e zezë

Aksidenti në Lipjan ku dyshohet se vdiq një fëmijë, dëshmitari: Ambulanca u vonua mbi dy orë!

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 18:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 20:25) - Një fëmijë dyshohet se ka humbur jetën në një vetëaksident që ka ndodhur sot në komunën e Lipjanit. Ardit Ajeti, banor i fshatit Gadime të Lipjanit ka qenë ndër të parët që ka ofruar ndihmën pas aksidentit.

Ai thotë se policia dhe ndihma e shpejtë u vonuan për të ofruar shërbimin e duhur.

“Rreth orës 14:10 minuta ka ndodhur një vetëaksident ku për fat të keq ka mbetur i vdekur një 13 vjeçar dhe dy të lënduar”, tha ai.

“I kemi thirr policinë, janë vonuar tepër shumë. Ambulanca rreth 2 orë e gjysmë u vonua derisa ka ardh, bile-bile më shumë mos është vonuar që s’jemi të kënaqur për këtë punë”, shpjegoi ai.

“Nuk na lanë (policia) me bo vetëshërbim me iu dhanë ndihmë”, tregoi Ajeti.

“Policia është vonuar mbi 30 minuta. Lipjani nuk është aq larg për me u vonua aq shumë”, theksoi qytetari.

“Në këtë pjesë s’ka kontroll policia dhe ka aksidente të shumta”, shtoi ai.

E dhimbshme: Vdes mërgimtari 19-vjeçar i aksidentuar në Gadime

Media raportoi për një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Gadime, ku kanë mbetur të lënduar tre mërgimtar.

Njëri prej tyre, 19-vjeçar ka vdekur para pak minutash në QKUK.

Lajmin e kanë konfirmuar nga QKUK.

Aksident i rëndë në Gadime të Lipjanit, vdes një person! 

Raportohet se rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë  një veturë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Ndërsa, rreth orës 17:15 nga QKUK është bërë e ditur se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat