Arrestohet pasi goditi vetën në kokë me kondak të revoles

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi goditi vetën në kokë me kondak të revoles

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Një mashkull në qytetin e Prishtinës është shoqëruar në stacionin policor pasi që i njëjti kishte goditur vetën në kokë me kondak të armës dhe ishte lënduar.

I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me dy karikator dhe 12 fishek.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat