Gjakovarit i gjejnë armë dhe fishekë në shtëpi, lirohet në procedurë të rregullt

Kronikë e zezë

Gjakovarit i gjejnë armë dhe fishekë në shtëpi, lirohet në procedurë të rregullt

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lagjen Dardania në Gjakovë.

Kjo pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me gas, një karikator, një thikë, dy kapela të policisë dhe 12 fishek.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti. 

Ai ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat