Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prizren – Gjakovë

Kronikë e zezë

Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prizren – Gjakovë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në rrugën Prizren – Gjakovë, saktësisht në fshatin Landovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj tha se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Aksidenti mes dy veturave ka ndodhur në Landovicë në rrugën Prizren -Gjakovë. Personat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi. Me rastin po merret Policia e Trafikut”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat