Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet qytetari

Kronikë e zezë

Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet qytetari

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka gjobitur një ngasës të automjetit për kundërvajtje në komunikacion.

Rasti ka ndodhur sot në fshatin Rakaj, rruga magjistrale Ferizaj-Kaçanik.

Policia e ftoi qytetarin A.M (24), në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon qytetarët që të njoftojnë policinë për kundërvajtjet e ndryshme në trafikun rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat