Shkaku i një borxhi, rrahet një person në Suharekë

Kronikë e zezë

Shkaku i një borxhi, rrahet një person në Suharekë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Dje pasdite rreth orës 17:10, një person është rrahur në Mushtisht të Suharekës nga katër persona.

Motivi i sulmit sipas viktimës është një borxh të cilin ai ua kishte të dyshuarve.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Është informuar edhe prokurori lidhur rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat