Asgjësohet mjeti i gjetur në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Asgjësohet mjeti i gjetur në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 12:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 13:45) - Sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, është gjetur një mjet, i cili është dyshuar të jetë shpërthyes. Policia ka qëndruar në vendngjarje, ndërkaq është bërë edhe asgjësimi i këtij mjeti

Dyshimet e para të policisë ishin se në lagjen “Bregu i Diellit” është gjetur një mjet shpërthyes, por pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka rezultuar se nuk ka mjet shpërthyes.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, tha Borovci.

***

Policia e Kosovës ka rrethuar një pjesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Siç mësohet, dyshohet për një bombë

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka izoluar perimetrin ky dyshohet të jetë e vendosur bomba.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, gjersa kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat