Podujevë: Mosmarrëveshje për reklama, disa persona hyjnë me armë në një lokal, rrahin dy vëllezërit

Kronikë e zezë

Podujevë: Mosmarrëveshje për reklama, disa persona hyjnë me armë në një lokal, rrahin dy vëllezërit

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 01:10
Podujevë

Në rrugën “Skënderbeu”, në një lokal (emër i njohur për redaksinë) në Podujevë, sot rreth orës 14:58 ka ndodhur një rrahje.

Pas marrjes së informatës, njësiti policor ka shkuar në atë lokacion ku janë hasur dy vëllezër të cilët kishin lëndime trupore.

Ata ishin rrahur dhe kërcënuar me armë nga disa persona të cilëve nuk ua dinin emrin, por që thonin që janë të një kompanie të autobusëve.

Kështu mëson media nga burimet brenda Policisë së Kosovës.

Viktimat më pas janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF-në e Podujevës dhe më pas për në stacion policor për t’u intervistuar.

Policia në vendngjarje ka gjetur një gëzhoj, ku është konfiskuar nga njësia e hetuesisë dhe forenzikës.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rasti “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm”.

Në lidhje me rastin janë intervistuar të dyshuarit dhe të njëjtit po ashtu kanë pranuar tretman mjekësor.

Edhe një person tjetër është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, së bashku me njësinë e hetimeve dhe forenzikës është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarve në një fshat të Podujevës.

Gjatë kontrollës nuk është gjetur asgjë si dhe nuk është takuar i dyshuari, të cilit më pas i është lënë ftesa për paraqitje në stacionin policor.

Sipas deklaratave, deri tek mosmarrëveshje dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një termini për vendosjen e reklamave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat