Nuk ndaloi në shenjën stop të policisë, arrestohet ferizajasi

Kronikë e zezë

Nuk ndaloi në shenjën stop të policisë, arrestohet ferizajasi

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar drejtuesin e një automjeti i cili nuk është ndaluar në shenjën stop të Policisë.

Në njoftimin për media thuhet se 45 vjeçari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

“Patrulla e policisë së Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, derisa ishte në pikë kontrolli, në rrugën ’Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, e paralajmëroi drejtuesin e një automjeti të udhëtarëve, me shenjë (bateri dore dhe drita rrotative të automjetit të policisë ), të ndalet, mirëpo i njëjti automjet nuk ndalet dhe vazhdon rrugën në drejtim të Gjilanit me shpejtësi të pakontrolluar, duke rrezikuar vetën dhe të tjerët, pjesëmarrës në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Policia, pas këtij veprimi, i shkon pas këtij automjeti, duke e paralajmëruar që të ndalet dhe arrijnë ta ndalojnë, tek në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Drejtuesi i automjetit, me tu ndalur, nuk përfill asnjë urdhër të policisë, nuk prezanton as dokumentet për identifikim, duke qenë edhe agresiv, i cili dyshohej se ishte edhe nën ndikimin e alkoolit, pjesëtarët e policisë, pas shumë përpjekjeve të tyre, për të kryer detyrat e tyre, të detyruar nga sjelljet e tij, për shkak edhe të sigurisë së tij personale dhe të tjerëve, e arrestojnë të dyshuarin me inicialet N.A (M/K) i moshës 45 vjeçar nga Ferizaj dhe e shoqërojnë në stacionin policor në Ferizaj”.

Policia, për shkak të refuzimit të tij për tu testuar me alkool test dhe mos ndaljes në shenjën stop të policisë , ndaj tij iniciohen dy raste për kundërvajtje : Mos përfillje e urdhrave të ligjshëm, mos ndalje në shenjën stop të policisë dhe refuzim të testimit me alkooltest, sipas ligjeve në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat