Hajnat vjedhin ari dhe para në një shtëpi në Suharekë

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin ari dhe para në një shtëpi në Suharekë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bllacë të Suharekës, ku është vjedhur një kasafortë në të cilën ka pasur stoli ari dhe para të gatshme.

Pronari i shtëpisë u ka thënë hetuesve policorë se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij.

Nga aty ata kanë arritur që të vjedhin një kasafortë, brenda së cilës kishte stoli ari dhe para të gatshme.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55, pas mesnatës së të shtunës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat