Provoi t’i jap ryshfet 10 euro zyrtarit policor, arrestohet një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Kronikë e zezë

Provoi t’i jap ryshfet 10 euro zyrtarit policor, arrestohet një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Shtetasi shqiptar me inicialet  Q.H, i lindur në vitin 1971, gjatë procesit të kontrollit, në pasaportën e tij kishte lënë një kartëmonedhë (10 euro), dhe kur është pyetur nga zyrtari  kufitar për kartëmonedhën, i njëjti ishte përgjigjur se i kishte lënë për kafe.

“Me këtë rast zyrtarët policorë kanë marrë masat e nevojshme, është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit  personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës si dhe kartëmonedha është konfiskuar si dëshmi materiale” thuhet në komunikatë të Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit, kurse malli së bashku me automjetin është kthyer prapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat