Rrahje masive/ N.H. shkoi për ta kërkuar borgjin, e therën me thikë në Shipol të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Rrahje masive/ N.H. shkoi për ta kërkuar borgjin, e therën me thikë në Shipol të Mitrovicës

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 14:12
Ilustrim

Një rrahje masive ka ndodhur sot në Shipol të Mitrovicës, ku i riu N.H. është therr me thikë nga borgjlinjtë e tij.

Media mëson se N.H. ka shkuar për ta kërkuar borgjin që ia kishte pronari i një dyqani për prodhimin e dyerve dhe dritareve, por që aty pastaj ka filluar një rrahje fizike.

Siç, mësohet N.H. gjatë rrahjes është therr me thikë nga personat që i kishin borgj.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovëa, e cila po merret me rastin.

Ndërsa, vendi i incidentit është rrethuar me shirita të policisë, ndërsa si shkak i këtij rasti është krijuar kolonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat