Ngjarje si në filma, hajnat nuk munden ta vjedhin veturën, për inati e rrokullisin

Kronikë e zezë

Ngjarje si në filma, hajnat nuk munden ta vjedhin veturën, për inati e rrokullisin

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar policinë se të shtunen rreth orës 03 e 30 minuta persona të panjohur kanë tentuar që ti vjedhin veturën.

Të njëjtë më pastaj e ka gjetur të rrokullisur afër shtëpisë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Qikatovë e Vjetër të Drenasit.

Hetimet kanë nisur menjëherë nga policia e Drenasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat