Ky është personi që i dha fund jetës në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Kronikë e zezë

Ky është personi që i dha fund jetës në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Nga: A.M. Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:34
Yll Duli

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, një paraburgosuri është gjetur i vetëvarur me shenja jete.

 “Bota sot” mëson se i burgosuri është Yll Duli i lindur më 1988.

Siç, raporton Shërbimi Korrektues i Kosovës  Duli është gjetur i vetëvarur me jelekun e tij në dritaren e dhomës.

Ndërkaq, ai është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por  stafi mjekësor nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK.

“Y.D ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivist për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tan kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore. D ishte i dyshuar për veprën penale dhunë në familje”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat