Policia mbyll dy lokale dhe ndalon një aheng në Prizren

Kronikë e zezë

Policia mbyll dy lokale dhe ndalon një aheng në Prizren

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 11:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në realizim të vendimit të Qeverise për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia rajonale në Prizren, ka ndërmarrë masa për kontroll duke zbatuar vendimin qeevritar.

Gjatë inspektimit dhe kontrollimit në rrugën Prizren-Landovicë, në dy lokale të kafiterive, policia ka vërejtur se kanë punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë si dhe ka intervenuar në një dasmë të organizuar.

Për këtë, janë informuar inspektoret të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, kafiterite janë mbyllur, dasma është ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e inspektorëve.

Policia në Prizren njofton se për moszbatim të masave dhe ligjit për pandeminë, në tri ditët e fundit janë shqiptuar 400 tiketa trafiku për mos mbajtje të maskës, distancës sociale dhe organizim të ahengjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat