E ndiqte një femër deri te banesa, arrestohet prishtinasi

Kronikë e zezë

E ndiqte një femër deri te banesa, arrestohet prishtinasi

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 10:09
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim dhe posedim të substancave narkotike në Prishtinë.

Siç njofton Policia, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi e kishte përcjellur një femër deri te banesa e saj dhe në vendin e saj të punës.

Pasi është kapur i dyshuari, në çantën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat