Pamjet nga aksidenti në Klinë, ku vdiq një person

Kronikë e zezë

Pamjet nga aksidenti në Klinë, ku vdiq një person

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 22:06
Foto nga aksidenti

(E plotësuar 23:28) -Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mbrëmje në hyrje të Klinës ku ishin të përfshirë një autobus dhe dy vetura.

***

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”.

Gashi tha se me kohë do të jepen detaje të tjera lidhur me rastin.

Aksident mes një autobusi dhe dy veturave në hyrje të Klinës, ka të lënduar

Një aksident mes një autobus dhe dy veturave ka ndodhur në hyrje të Klinës.

Media mëson nga burimet se nga ky aksident ka të lënduar por nuk dihet numri i tyre.

Media ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat