Zhduket e mitura në Fushë Kosovë, Policia heton rastin

Kronikë e zezë

Zhduket e mitura në Fushë Kosovë, Policia heton rastin

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një të miture në Fushë Kosovë.

Rastin e ka paraqitur në polici babai i saj i cili ka treguar se ajo ka dalë nga shtëpia por se nuk janë në dijeni se ku mund të ndodhet.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh kanë njoftuar që janë konsultuar me prokurorin e shtetit dhe tashmë po zhvillohen hetime.

Ky është njoftimi i plotë:

“Fushë Kosovë, 26.09.2021 – 07:00. Me datë 27.09.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat