I ofroi 5 euro zyrtarëve doganorë, qytetari dënohet me kaq muaj burg

Kronikë e zezë

I ofroi 5 euro zyrtarëve doganorë, qytetari dënohet me kaq muaj burg

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

A.B është dënuar me 3 muaj burg me kusht dhe 300 euro gjobë, pasi ka pranuar se i kishte ofruar 5 euro ryshfet zyrtarëve doganor për ta kaluar më shpejtë kufirin.

Sipas aktgjykimit të shpallur të martën nga gjykatësi Shaqir Zika, dënimi me burgim ndaj të akuzuarit nuk do të ekzekutohet, nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.

Ndërsa, i njëjti gjobën është i obliguar që ta paguajë në afat prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, në seancën fillestare, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ali Uka, i akuzuari e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Atë ditë pasi që kam pritur në rend si çdo shofer tjetër dhe 5 euro i kam pasur në librezë dhe kur i ka vërejtur zyrtari se çka janë këto, i kam thënë se s’ka problem pini një kafe dhe kjo ka qenë bakshish, por unë i pranoj veprimet”, deklaroi ai.

Në aktakuzën e Prokurorisë në Gjakovë thuhet se i akuzuari, pasi ia ka ofruar dokumentacionin e autobusit për kontroll zyrtarëve të doganës në pikën kufitare në Qafë-Morinë, nga këta të fundit gjatë kontrollimit ishte vërejtur se i njëjti kishte futur një kartëmonedhë prej 5 euro, në këmbim që ta kalonte më shpejtë kufirin.

Sipas aktakuzës, ky rast ka ndodhur më 6 qershor 2021, derisa i akuzuari kishte qenë me autobusin e tij.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënie e ryshfetit” nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat