​Arrestohet një 36-vjeçar në Sojevë të Ferizajt

Kronikë e zezë

​Arrestohet një 36-vjeçar në Sojevë të Ferizajt

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një 36 vjeçar është arrestuar në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Ai ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje” me dënim burimi prej një muaji.

Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ai tashmë është dërguar në vuajtje të dënimit.

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent , ka arritur që mbrëmë në ora 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të ndalojë dhe të arrestojë një person me inicialet B.A (M/K) i moshës 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Vjedhje’ me dënim burgimi prej një (1) muaji. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën për medie nga policia. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat