​Digjet një banesë në Fushë Kosovë, policia dhe FSK shpëtojnë një grua

Kronikë e zezë

​Digjet një banesë në Fushë Kosovë, policia dhe FSK shpëtojnë një grua

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 09:50
Ilustrim

Një banesë është kapluar nga zjarri dje pasdite në Fushë Kosovë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy zyrtarë policor dhe gjashtë pjesëtarë të FSK-së, të cilët e kishin hapur derën e banesës me forcë dhe e kishin nxjerrë nga banesa viktimën femër kosovare, të cilës i është ofruar tretman mjekësor.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dal eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga energjia elektrike.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat