Pejë, arrestohet personi i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes, pasi që kishte goditur me veturë dy këmbësorë

Kronikë e zezë

Pejë, arrestohet personi i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes, pasi që kishte goditur me veturë dy këmbësorë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin i cili kishte goditur me veturë dy këmbësorë në Pejë.

Policia njofton se i dyshuari mashkull kishte goditur me veturë dy këmbësorë dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Më 16.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke drejtuar automjetin, nga pakujdesi i ka goditur dy këmbësor (një femër dhe një mashkull kosovarë) dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktimat janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat