Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 14:40, në rrugën “Enver Hadri”, në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se një veturë në lëvizje e ka goditur një veturë tjetër që ka qenë e parkuar në atë rrugë.

“Po, sot rreth orës 14:40 ka ndodhur një aksident mes dy veturave, njëra prej tyre nuk ka qenë në lëvizje, ka qenë e parkuar.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat