Personit që sulmoi fizikisht një grua në supermarket kërkohet t`i bëhet ekzaminim psikiatrik

Kronikë

Personit që sulmoi fizikisht një grua në supermarket kërkohet t`i bëhet ekzaminim psikiatrik

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj F.B, i cili sulmoi fizikisht një grua në Interex gjatë ditës së djeshme.

Gjykata Themelore përveç vendimit për masën e paraburgimit, gjithashtu ka vendosur për propozimin për ekzaminim psikatrik kundër të pandehurit F.B, për të cilin ekziston dyshim i bazuar që ka goditur një grua brenda Qendrës Tregtare “Interex”.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik kundër të pandehurit F.B., për shkak të veprës penale Sulmi nga neni 184, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 nënparagrafi 3.1 të
Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit F.B. i është caktuar masa e paraburgimit në bazë të nenit 187 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2, 1.2.3, të KPP-së lidhur me nenin 509 par 1 nën paragrafi 1 dhe ka dyshim nga neni 1.2 dhe 1.3 të KPPK-së.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.10.2021, brenda Qendrës Tregtare “Interex”, në Prishtinë i pandehuri F.B. pas një mosmarrëveshje të atëçastshme verbale me të dëmtuarën S.B.H, në lidhje me shportat për furnizimin me ushqim ku gjatë blerjes së gjërave ushqimore të njëjtit nuk kishin pasur hapësirë të mjaftueshme për kalim ashtu që si pasoj e kësaj i pandehuri e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë me ç’rast e dëmtuara ka
kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat