Kanosi motrën e tij me thikë, arrestohet 20 vjeçari nga Ferizaj

Kronikë e zezë

Kanosi motrën e tij me thikë, arrestohet 20 vjeçari nga Ferizaj

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 19:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Zaskok është një rast i dhunës në familje .

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Q.M (M/K) i moshës 20 vjeçar.

 I cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje kishte kanosur me thikë motrën e tij”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat