Gjenden granata dore e fishekë në Suharekë, intervenon FSK-ja

Kronikë e zezë

Gjenden granata dore e fishekë në Suharekë, intervenon FSK-ja

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme në fshatin Vraniq të Suharekës një qytetar ka hasur në disa mjete të pashpërthyera.

F.B u shpreh se ato i gjeti rreth orës 15:10 teksa menjëherë ka lajmëruar Policinë e Kosovës.

Ai thotë se Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë kontrollimin e tyre.

Ndërsa rreth orës 19:45 ka arritur ekipa e FSK-së të cilët edhe kanë intervenuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ankuesi ka deklaruar se deri sa ka qenë duke punuar ne fshatin Vraniq ne hapje te kanalit për ujësjellës ne fshatin Vraniq, kane hasur ne nje kavanoze (shishe plastike te mbyllur te cilen kur e kane hapur kane verejtur se aty gjenden dy granata dore F11 dhe kater copë fisheke 7.62 kaliber“, tha ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat