Vrasja e Marigona Osmanit/ Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut iu vazhdohet paraburgimi

Kronikë e zezë

Vrasja e Marigona Osmanit/ Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut iu vazhdohet paraburgimi

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 11:55
Dardan Krivaqa

Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit prej dy muajsh ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Kirvaqës dhe Arbër Sejdiut.

Kështu kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Edhe për dy muaj i është vazhduar masat e paraburgimit dy të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj. Kjo masë përfundon më 18 janar 2022”, kanë gjënë nga Gjykata për insajderin.

Krivaqa e Sejdiu akuzohen se më 22 gusht të këtij viti kanë privuar nga jeta 18-vjeçaren Marigona Osmani, ku më pas e kishin dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt dhe ishin larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat