Arrestohet në aeroport personi që kishte tri urdhëresa nga gjykata

Kronikë e zezë

Arrestohet në aeroport personi që kishte tri urdhëresa nga gjykata

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas policisë, i dyshuari kishte tri urdhër arreste të lëshuara nga gjykata. 

Ai është dërguar në burgun e Prishtinës për ta vuajtur dënimin.  

“Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 19.11.2021 – 01:04. Në bazë të tri urdhëresave lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi  në burgun e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat