Në Mitrovicë arrestohet 19-vjeçari që grabiti sot 15,750 euro

Kronikë e zezë

Në Mitrovicë arrestohet 19-vjeçari që grabiti sot 15,750 euro

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:25
Në Mitrovicë arrestohet 19-vjeçari që grabiti sot 15,750 euro

Policia ka njoftuar se një 19 vjeçar është arrestuar në Mitrovicë, pasi i njëjti sot rreth orës 17:40 ka grabitur sasi të konsiderueshme parash në një institucion për transferimin e parave.

Në njoftimin e policisë thuhet se “me datë 26.11.2021, rreth orës 17:42, Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë ka pranuar një informatë për një rast të grabitjes, në një nga institucionet për tranfsere parash në Mitrovicë, si dhe informatën i dyshuari kishte ikur në këmbë në drejtim të hekurudhës”.

“Duke marrë parasysh se këto ditë është duke u realizuar plani operativ për parandalimin e veprave penale të grabitjeve dhe prezencës së shtuar të njësiteve policore, zyrtarët policorë shumë shpejtë kanë arritur ta identifikojnë lokacionin e të dyshuarit dhe janë vënë në ndjekje të tij ku rreth orës 17:50, kanë arritur të ndalojnë të dyshuarin së bashku me hetues të Njësisë së Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

“I dyshuari G.O., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës  është arrestuar dhe pas kontrollit të sigurisë, tek ai është gjetur një qese najloni në të cilin të gjendeshin një sasi e parave prej 15,750 euro, të cilat dyshohet se janë grabitur ne institucionin e transfereve të parave, një armë e zezë e cila dyshohet të jetë e plastikës (armë lodër), një maskë për mbulimin e fytyrës si dhe një palë dorëza”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë rast është kontaktuar prokurori kujdestar dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Grabitje’ dhe atij i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa të gjitha gjësendet janë konfiskuar në cilësi të provave materiale

Hetimet dhe veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti do të vazhdojnë nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim me prokurorin e shtetit.

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat