Tentuan të vjedhin shtëpinë e drejtorit të shkollës në Zejmen, bashkëpunëtori i hajdutit kapet në një spital privat në Tiranë

Kronikë e zezë

Tentuan të vjedhin shtëpinë e drejtorit të shkollës në Zejmen, bashkëpunëtori i hajdutit kapet në një spital privat në Tiranë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 08:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Lezhës ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e Armand Zhejanit, i arrestuar në nëntor të këtij viti nga policia ndërsa po vidhte shtëpinë e drejtorit të shkollës në Zejmen.

Në pranga ka rënë 22-vjeçari, Elio Hila.

"Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Lezhë, është autori tjetër i tentativës së vjedhjes në banesën e shtetasit Z. Th. 22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Z. Th" njofton policia.

Shtetasi Elio Hila është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia është larguar, por falë veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale "Vjedhja, mbetur në tentativë", e kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat