Regjistroi veturën me dokument të falsifikuar, i akuzuari s’praraiqtet në gjykatë

Kronikë e zezë

Regjistroi veturën me dokument të falsifikuar, i akuzuari s’praraiqtet në gjykatë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Është shtyrë seanca e paraparë për të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin për legalizim të përmbajtjes së rreme, për shkak se ka munguar i akuzuari Zhivorad Stojkoviç.

Ai akuzohet se ka marrë targa të Republikës së Kosovës duke përdorë dokument të falsifikuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Bashkëshortja e të akuzuarit, Xhemile Pira, e njoftoi gjykatën se i njëjti nuk mund të jetë prezent në seancë për shkaqe shëndetësore, për çka si provë e dorëzoi raportin mjekësor.

Në këto rrethana, gjyqtarja Edita Çanta konstatoi se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e shqyrtimit fillestar, të cilën e shtyu në kohë të pacaktuar.

Ndryshe, në këtë seancë e pranishme ishte prokurorja Hava Krasniqi.

Sipas aktakuzës së përpiluar në qershor të 2017-ës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Zhivorad Stojkoviç po akuzohet se më 30 janar 2012 ka vënë në lajthim personin e autorizuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Fushë Kosovë, për të vërtetuar një çështje të pavërtetë.

Në aktin akuzues thuhet se i akuzuari Stajkoviç personit të autorizuar të QRA ia prezanton dokumentin e falsifikuar – librezën e qarkullimit me prejardhje të Republikës së Serbisë dhe e regjistron automjetin e merr targa të Republikës së Kosovës.

Për këtë, Stojkoviç po akuzohet se ka kryer veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë” nga neni 403, paragrafi 1 të Kodit Penal, e cila vepër është e dënueshme me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet, sipas Kodit që ishte në fuqi në kohën kur është kryer vepra penale. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat