Një i plagosur në Fushë Kosovë, Njësia Speciale zbarkon në vendngjarje

Kronikë e zezë

Një i plagosur në Fushë Kosovë, Njësia Speciale zbarkon në vendngjarje

Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:11
Ilustrim

Një person është plagosur gjatë ditës së sotme, në Fushë Kosovë.

Personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor, teksa në vendngjarje përveç tyre kanë dalur edhe ekipet e Njësisë Speciale.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast jannë shoqëruar për në polici, tre persona, teksa i dyshuari kryesor është në kërkim.

“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ndër të tjera zëdhënësja, Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat