Një person u lëndua nga djegia e kamionit në Prishtinë, edhe tri vetura u përfshinë nga zjarri

Kronikë e zezë

Një person u lëndua nga djegia e kamionit në Prishtinë, edhe tri vetura u përfshinë nga zjarri

Më: 15 janar 2022 Në ora: 14:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e një kamioni në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se një person ka mbetur i lënduar.

Ajo ka bërë të ditur se edhe tri vetura tjera janë përfshirë nga zjarri.

“Rreth orës 13:30, është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri.  Dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.  Deri më tani raportohet për një person  të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat