Itali, u kapën me 50 kg kokainë e 400 mijë euro cash, në pranga 2 shqiptarë

Kronikë e zezë

Itali, u kapën me 50 kg kokainë e 400 mijë euro cash, në pranga 2 shqiptarë

Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:59
Ilustrim

Dy shqiptarë e 1 moldave janë vënë në pranga në Itali për trafikimin e gati 50 kg kokainë e të kapjes së rreth 400 mijë euro cash.

Autoritetet policore italiane të Rovigos në bashkëpunim me ato të Reggio Emilias, kanë ekzekutuar në komunë e Bossaros, operacionin antidrogë i cili ka çuar në sekuestrimin e gati 50 kg kokainë e rreth 400 mijë euro cash.

Në pranga janë vënë  2 shqiptarë e një shtetase moldave.

Fillimisht janë kapur 2 pako me kokainë nga 1 kg secila, një sasi e vogël me marijuanë e 17 mijë euro, në brendësi të automjetit me të cilin ata po udhëtonin. 

Hetimet e mëtejshme kanë çuar në kontrollin e banesave të dy shqiptarëve ku janë gjetur gjithsej rreth 39 pako të tjera me kokainë e 390 mijë euro cash.

Gjithsej autoritetet italiane informojnë se operacioni ka çuar në sekuestrimin e gati gjysmë kuintali kokainë e rreth 400 mijë euro.

Gjithashtu është sekuestruar dhe një instrument i cili përdorej për konfeksionim e drogës.

Dy shqiptarët e shtetasja moldave janë vënë në pranga me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Siç shfaqet dhe në video, kokainë e ndarë në pako rreth 1 kg secila mban simbole të ndryshme identifikuese, herë me germa, me numra apo me figura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat