30 ditë paraburgim për burrin që goditi me shuplaka gruan e tij

Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për burrin që goditi me shuplaka gruan e tij

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:25
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren njofton se e ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit K.P., për shkak të dyshimit të bazuar që si pasojë e problemeve psikike që e kishin afektuar, nga një datë e pavërtetuar e deri më 16 janar të këtij viti kishte ushtruar dhunë ose keqtrajtim fizik ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi:

“Dyshohet se me dashje, në vazhdimësi, ka kryer dhunë ose keqtrajtim fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të bashkëshortes së tij, ashtu që si rrjedhojë e problemeve të vazhdueshme familjare që kishin me të, vazhdimisht ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe me datë 16 janar, në momentin kur ajo u kthye nga puna, me të hyrë brenda në shtëpi, i pandehuri, në prezencën e fëmijëve të tyre, e sulmoi duke e goditur me shuplaka në fytyrë”, thuhet në komunikatën për shtyp të gjykatës.

Ndërkaq, bëhet e ditur se a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat