53 vjeçari rrah dhëndrin para gjykatës në Prishtinë, thotë se e provokoi

Kronikë e zezë

53 vjeçari rrah dhëndrin para gjykatës në Prishtinë, thotë se e provokoi

Më: 19 janar 2022 Në ora: 21:31
Ilustrim

Pak para fillimit të një seance gjyqësore për një rast të dhunës në familje, në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin e Krimeve të Rënda, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një rrahje.

H.H. (emër i njohur për redaksinë), i cili po priste në sallën ku do të mbahej seanca dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhëndrin e tij S.S. (emër i njohur për redaksinë) që po ashtu po priste aty.

Gazeta Sinjali ka siguruar deklaratën që i dyshuari ka dhënë në Polici. 53-vjeçari është arsyetuar se e ka sulmuar fizikisht S.S., pasi që sipas tij, ky i fundit e kishte provokuar me gjeste.

Për shkak të goditjeve që i ka marrë nga 53-vjeçari, S.S., është dërguar për trajtim mjekësor.

Prokurori i rastit ka urdhëruar që i dyshuari, pas intervistimit, të dërgohet në mbajtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat